Skip to content

Hapet edhe një shkollë shqipe në Zvicër

Është hapur edhe një shkollë tjetë shqipe në Schwerzenbach të Zvicërs. Shkolla është hapur të premten, ka bërë të ditur Vaxhid Sejdiu, i cili është shprehur se çdo shkollë shqipe është shumë e rëndësishme për fëmijët që jetojnë në diasporë. “Çdo shkollë shqipe është rreze dielli për sytë e fëmijëve, të cilët me dashurinë më […]

Është hapur edhe një shkollë tjetë shqipe në Schwerzenbach të Zvicërs.

Shkolla është hapur të premten, ka bërë të ditur Vaxhid Sejdiu, i cili është shprehur se çdo shkollë shqipe është shumë e rëndësishme për fëmijët që jetojnë në diasporë.

“Çdo shkollë shqipe është rreze dielli për sytë e fëmijëve, të cilët me dashurinë më të madhe, me dashurinë për gjuhën e nënës mundohen ta ruajnë gjuhën amtare. A ka gjë më të bukur se të shohësh prindër shqiptarë, të cilët me përkushtim i shoqërojnë fëmijët e tyre drejt shkollës shqipe në Uster, Volketswil, Ditelikon, Brüttisellen, Glattbrug, Effretikon, Fällanden, Fehraltorf…” është shprehur Sejdiu.

Po ashtu Sejdiu u ka bërë thirrje fëmijëve shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës që ta mësojnë gjuhën shqipe, “gjuhën e nënës”.

“Thirrja që shoqërohet me një dashuri të madhe për gjuhën dhe shkollën shqipe: “Ejani në shkollën shqipe në Schwerzenbach”, të cilën fjali e kemi përdorur edhe për shkollat e tjera shqipe, është apel i përgjithshëm, që dëshmon se fëmijët shqiptarë pa gjuhën e nënës janë “si ata zogjtë pa krahë”. Ejani, në shkollën shqipe në “Steingarten” të Schwerzenbach-it, sepse shkolla shqipe po ju pret”, ka thënë Sejdiu.

Fotografia e Vaxhid Sejdiu

Fotografia e Vaxhid Sejdiu

Fotografia e Vaxhid Sejdiu