Nga sot, Pestalozzi Schule në qytetin Kelheim (Taunus), do të ofrojë mësim plotësues në gjuhën shqipe, shkruan albinfo.ch.
Hapja e kësaj shkolle u mundësua me iniciativën e prindërve dhe me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main.
Ftohen prindërit shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë.

Mësimi do të zhvillohet në dy klasë, ndërsa nxënësit në këtë shkollë do të gjejnë një atmosferë shumë miqësore.
Adresa e shkollës:
Pestalozzistraße 7
65 779 Kelkheim (Taunus)