Këshilli i Ministrave ka vendosur hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se shpenzimet do përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024. Hapja e ambasadës ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në vendin ballkanik më herët gjatë këtij viti.
Kujtojmë që shumica e shqiptarëve tradicionalisht jetojnë në Sarajevë. Madje, historia ka treguar që në vitet 1970–1981, në Sarajevë, ka ekzistuar një shkollë e arsimit fillor në gjuhën shqipe, shkolla “Bane Šurbat” në Gërbavicë.
Vendimi i qeverisë:
Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.