Hans Peter Doskozil bëhet kryetari i ri i SPÖ-së dhe si rrjedhim edhe kandidati kryesor në zgjedhjet e ardhshme të Austrisë kurdo që do të mbahen. Në këto zgjedhje, ai mori 53 për qind të votave, 46,8 për qind votuan për kundërshtarin Andreas Babler. Kryetarja aktuale, Pamela Rendi-Wagner nuk ishte më pjesë e gares, pasi në votimin e mbjatur ditë më parë të anëtarëve të partisë, ajo kishte fituar vendin e tretë, duke u renditur pas Doskozil dhe Babler.
“Është e pabesueshme”, thotë Doskozil menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryetar. “Nuk e di si ta përshkruaj. Ishte një ëndërr jetësore e imja që një ditë të bëhem kryetar i partisë Socialdemorate”, ka thënë ai.
Ndryshe, Hans Peter Doskozil është kryetar i Bashkisë së landit Burgerland. Ai do tw drejtojw partinw e dytw mw tw madhe nw Austri dhe partinw kryesore opozitare.