Falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik, Hannover Airport dhe gjiganti gjerman ADAC kanë korrigjuar emërtimin e vendbanimeve të Kosovës, duke i prezantuar saktë si pjesë të Republikës së Kosovës dhe jo më si pjesë të Serbisë, transmeton albinfo.ch.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani inkurajon qytetarët që, nëse hasin ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë korrekte, t’i dërgojnë informacionet dhe dëshmitë përkatëse në email: embassy.germany@rks-gov.net.
“Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!” theksohet në komunikatën e Ambasadës./Albinfo.ch

Postimi i plotë nga ambasadori, Faruk Ajeti:
Falë reagimit të qytetarëve tanë dhe angazhimit tonë diplomatik, Hannover Airport dhe gjiganti gjerman ADAC kanë korrigjuar emërtimin e vendbanimeve të Kosovës, duke mos i paraqitur më si pjesë të Serbisë, por duke i emërtuar saktë si vendbanime të Republikës së Kosovës.
Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!
