Me rastin e festës së fëmijëve në Hamburg të Gjermanisë, nxënësit shqiptarë ishin të ftuar si mysafirë specialë në eventin e organizuar nga komuna turke nën sponzorimin e kryetarit të Hamburgut, Peter Tschentscher, shkruan albinfo.ch.
Nxënësit e mësimit shqip si çdo herë shkëlqyen me prezentimin e valles dhe poezisë shqipe.
Me këtë rast, përveç tjerash, ishte një ditë e bukur, duke u argëtuar me lojëra, ushqime dhe shumë aktivitete të tjera.
Në këtë evenimenti, nxënësit shqiptarë promovuan në mënyrë të dinjitetshme kulturën dhe gjuhën e bukur shqipe.


