• 500 gr miell
• 500 gr gjalpë
• 1.5 lit ujë
• 1 kg sheqer
• 150 gr rrush i thatë
• 150 gr arra
Përgatitja:
Skuqni miellin në gjalpë në zjarr të ulët për rreth 30 minuta ose derisa mielli të marrë ngjyrë kafe të hapur dhe përzierja të bëhet e lëngshme, aq sa të rrjedhë me lehtësi nga luga.
Ndërkohë jepini valë ujit dhe hidhni gradualisht në miellin që skuqet, duke e përzier pa ndërprerje.
Pasi të keni hedhur tërë ujin dhe ta keni përzier, shtoni sheqerin.
Gatuajeni duke e përzier deri sa të marrë përsëri valë.
Shtoni arrat dhe rrushin e thatë.
Hiqeni nga zjarri dhe përziejeni mirë.
Shërbejeni në forma sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
