Futbolldashësit zviceranë lirshëm mund t’i vizitojnë ndeshjet sportive, shkruan albinfo.ch.
Ditë më parë, Zvicra hoqi masat kufizuese kundër Covid. Tani më edhe futbolldashësit lirshëm mund t’i vizitojnë të gjitha ndeshjet sportive. Tanimë pa problem tifozët e një ekipi mund të marrin pjesë në çdo ndeshje futbolli dhe të mbushen tribunat në maksimum.
Kësisoj kanë festuar tifozët e Bazelit, duke organizuar një show të paprecedent para ndeshjes me Lozanën.
Kujtojmë se më 17 shkurt Qeveria zvicerane hoqi pothuajse të gjitha masat kundër koronavirusit. /Albinfo.ch
🎇 Vive le retour dans les stades sans restrictions ! 🥳🔴🔵 #FCBLS #MirSinBasel pic.twitter.com/8VhfVM9fq2
— Тhomas (@thomas__adl) February 19, 2022