Është bërë e ditur se shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka mbledhë rreth 125 mijë franga në një tubim humanitar në Dietikon të Zvicrës.
Të dielën mbrëma në Dietikon të Zvicrës, shoqata “Jetimat e Ballkanit” së bashku me humanistin e mirënjohur, hoxhë Halil Kastrati, ka mbajtur tribunën e radhës humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë.
Të pranishëm ishin mjëra mërgimtarë, ku këta të fundit edhe njëherë u treguan të gatishëm për të ta ndihmuar dhe mbështetur “Jetimat e Ballkanit”.
Halil Kastrati tha se populli shqiptar çdoherë ka qenë solidar me të tjerët, gjë që e dëshmoi edhe këtë herë me kontributin prej rreth 125 mijë franga brenda pak orësh.
Tribuna në Dietikon të Zvicrës është organizuar nga Sadik Tolaj, derisa transmetimi i saj është bërë LIVE në RTV Pendimi, i cili njëherësh ishte edhe spoznor medial i kësaj tribune, përcjell albinfo.ch.
