Rrjeti kompjuterik i Departamentit (ministrisë) zviceran të punëve të jashtme është sulmuar sërish nga hakerët. Prokuroria federale është duke hetuar prej disa javësh këtë sulm.
Është hera e tretë në një hark kohor prej pesë vitesh që persona të panjohur po atakojnë të dhënat e ministrisë së përmendur.
“Me qëllim mbrojtjen e sekretit të hetimeve, në mkomentin e pikërishëm nuk mund të japim informata të tjera” ka thënë një zëdhënëse e prokurorisë federale dhe ka konfirmuar një raport të botuar sot në gazetën “SonntagsZeitung”.
Hakerët kishin sulmuar Ministrinë e Jashtme edhe në vitin 2007 dhe 2009.