Skip to content

Hakerët rusë sulmojnë faqen online të Shërbimit Informativ të Shqipërisë

Një grup hakerësh rusë ka sulmuar dhe bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror, njoftojnë burime të Top Channel. I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe, e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivin e SHISH-it. Top Channel mëson se sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky […]

Një grup hakerësh rusë ka sulmuar dhe bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror, njoftojnë burime të Top Channel.

I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe, e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivin e SHISH-it.

Top Channel mëson se sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse, përcjell albinfo.ch.

Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë”.

Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në gusht të 2022-ës.