Hakerët janë përpjekur të vjedhin të dhëna të ndjeshme nga grupet e përfshira në Lojërat Dimërore që nisin muajin e ardhshëm, ka njoftuar kompania e sigurimeve kibernetike “McAfee”.
Raporti ka gjetur se disa e-maile të infektuara ishin dërguar muajin e shkuar drejt organizatave lidhur me Lojërat e Pyeongchangut.
“McAfee” tha se hakerët u përpoqën të sigurojnë fjalëkalime të ndryshme dhe të dhëna financiare, transmeton Albinfo.ch.
“Shumica e këtyre organizatave kanë lidhje me Lojërat Olimpike Dimërore, në përmirësimin e infrastrukturës ose në rolin si përkrahës. Sulmuesit duket se ishin një rrjet i gjerë”, ka thënë kompania.
E-mailet ishin dërguar nga një IP adresë e Singaporit.