Ndeshjen miqësore futbollistike e ka konfirmuar edhe skuadra e Hajvalisë përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare:
“Hajvalia me 21 qershor niset drejt Zvicrës dhe pak dite me vonë zhvillon edhe ndeshjen me te rëndësishme miqësore.
Saktësisht me 27 qershor do të zhvillojë miqësoren kundër Sion-it. Skuadra zvicerane ka ekip shumë të fortë dhe që ka përfunduar në vend të shtatë me 45 pikë, ndërsa për Hajvalinë kjo do të jetë një miqësore e mirëseardhur. Ndeshja do ta zhvillohet në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e skuadrës kosovare.
Ky do të jetë një rast shumë i mirë për futbollistët kosovarë, të cilët shpresojnë që të bien në sy të ndonjë prej menaxherëve zviceranë.
