Euro-komisari i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një intervistë për “Der Standard” ka deklaruar se Shqipëria ka përmbushur kërkesat për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
“Kam besim se Shqipëria, me frymën që vjen nga vendimi i Maqedonisë, mund të bëjë të njëjtën. Mundësia për reformim është më e lartë gjatë negociatave. Kam besim se Franca dhe Holanda do ta shohin gotën gjysmë plot”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.