Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, u ka thënë autoriteteve të Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nuk është çështja e vetme për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit në BE.
Komisioneri Hahn, ka folur pas takimit që kishte me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Ai ka thënë se normalizimi i mardhënieve me Kosovën nuk është e vetmja çështje e rëndësishme.
“Është e qartë se kjo është një çështje aktuale, por nuk është vetëm ajo e rëndësishme për përparimin e Serbisë në rrugën e euro-integrimit. Ka edhe elemente të tjera që janë të rëndësishme. Sundimi i ligjit ëshë në zemër të negociatave me BE-në”, tha Hahn.
Sipas tij “sundimi i ligjit është faktor, i cili përcakton shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE, por gjithashtu është e rëndësishme që Serbia të jetë më tërheqëse për investitorët e huaj. Cilësia e gjyqësorit siguron besim shtesë dhe mendoj se është në interes të qytetarëve”.