Hahn tha se Shkupi zyrtar ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe ka bërë progres, si në zbatimin e reformave ashtu dhe në marrëdhëniet e tij me fqinjët. Në lidhje me kontestin e emrit mes Shkupit dhe Athinës, ai shtoi:
“Unë jam optimist se në 15 ditët e ardhshme do të kemi një zgjidhje. Të paktën një zgjidhje që do të hapë rrugën për fillimin e negociatave me Maqedoninë. Kjo do të jetë e dobishme për vendin, për shoqërinë dhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.”
Ai gjithashtu përgëzoi vendet që si Shqipëria dhe Maqedonia për fillimin e negociatave, por paralajmëroi se nuk ka kohë për “vetëkënaqësi”.