Komisionari për zgjerimin i BE-së, Johannes Hahn, në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vjenës ka deklaruar se tash më është hapur perspektiva e re për Maqedoninë e Veriut.
Ai ka theksuar se hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut është në vetë interesin e Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Hahn ka thënë se nëse nuk arrijnë ta shpërblejnë marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjen e madhe për reforma, do ta dëmtojnë fuqinë atraktive që BE ka mbi Ballkanit Perëndimor.
“Për këto arsye, ne duhet të përmbushim angazhimet tona, ashtu siç po i përmbush Maqedonia e Veriut për reformat që kemi kërkuar. Është në interesin tonë të përbashkët”, theksoi Hahn.