Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se Policia e Prokurorisë Speciale ka kërkuar nga ai dhe Faton Kliniku që të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë-Kosovë, por që i njëjti ka thënë se s’do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje.
Ky është postimi i plotë:
Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku.
Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë ai avokat i OVL të UÇK-së të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushē-Kosovë së bashku me Faton Klinakun.
Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale.
Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn.
Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe do të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.