Këtë fundjavë në Bundesliga takohen Ingolstadt kundër Bayer Leverkusen, një ndeshje shumë e rëndësishme sidomos për skuadrën vendase për të mbijetuar, por edhe ajo mysafire nuk është aspak në pozitë të mirë, shkruan albinfo.ch.
Por, të dy skuadrat po përballen me mungesa. Megjithatë, dy futbollistët shqiptarë, Florent Hadërgjonaj dhe Admir Mehmedi priten të jenë nga fillimi në fushë.
Hadërgjonaj ende nuk ka vendosur se për cilën kombëtare do të luajë, kurse Mehmedi është shtyllë e Përfaqësueses së Zvicrës.