Skuadra e mesfushorit Xherdan Shaqiri ka pësuar humbje të thellë nga kampioni aktual Chelsea me rezultat 5:0, transmeton albinfo.ch.
Kjo humbje e ka futur edhe më shumë në krizë skuadrën e Stoke e cila këtë vit po lufton për mbijetesë. Në këtë ndeshje nuk është inkuadruar fare mesfushori Xherdan Shaqiri i cili edhe në ndeshjet e fundit është zëvendësuar në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndërsa skuadra e Florent Hadergjonaj ka barazuar pa gola ndaj Burlnelyt ku mbrojtësi shqiptar ka luajtur vetëm në pjesën e parë.