Për shefin e misionit Vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë, diplomatin zviceran Tim Guldimann e ka vlerësuar si sukses fillimin e veprimit të këtij misioni. “Ky është hapi i parë me koordinim të gjerë ndërkombëtar për të ndikuar në zbutjen e krizës”, ka thënë Guldimann në një intervistë për gazetën “SonntagsZeitung”.
Një hap i tillë është mundësuar sipas tij edhe falë angazhimit të fuqishëm të Gjermanisë, ka shtuar ai.
“Ky mision përbën prezencën e dukshme ndërkombëtare të paanshme në vendin e ngjarjes dhe vëzhguesit janë, si të thuash sytë dhe veshët e bashkësisë ndërkombëtare atje”, është shprehur diplomati zviceran.
Një mision tjetër i OSBE-së do të bëjë vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen atje në muajin maj.
Guldimann ka thënë po ashtu se janë gjasat e mira që propozimi i ministrit të jashtëm të Zvicrës, Didier Burkhalter për të ngritur një grup kontakti për Ukrainën, të sjellë fryte. “Fjala është që javën e ardhshme të zhvillohet një takim në mes të ministrave të jashtëm të Rusisë, SHBA-së, Ukrainës dhe të ngarkuarit me detyrë të punëve të jashtme të BE-së”, ka thënë ai.