Jean-Claude Pittet nga Cottens VD është zgjedhur si mjeshtri më i mirë zviceran i djathit për vitin 2016. Ai ka marrë në Vallée de Joux VD me djathin e tij “Gruyere” çmimin e parë në „Swiss Cheese Award“, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Blick, djathi fitues është prodhuar në Alpet në Brassus VD. Gjithsej 800 mjeshtër të djathit zviceranë kanë konkurruar me prodhimet e tyre për çmimin.
Përveç kësaj, juria ka ndarë edhe shpërblime në 28 kategori të tjera, për djathin më të mirë Emmental, Appenzeller, Sbrinz dhe Raclette ose djathin Vacherin.
Jurinë e përbëjnë 140 anëtarë të rëndësishëm të industrisë zvicerane dhe ndërkombëtare të djathit dhe gazetarë nga Evropa, Azia dhe Amerika.
„Swiss Cheese Award“ u prezantua këtë vit për herë të 10-të.
Qëllimi i ngjarjes është që të promovojë cilësinë e djathit zviceran.