Deri tani dihet se Ushtria e Turqisë është duke bërë përpjekje për të përmbysur Qeverinë në Turqi.
Ushtria ka njoftuar për marrjen e Televizionit turk TRT.
Presidenti Erdogan flet por për një “minoritet” brenda ushtrisë.
Ushtria e Turqisë pas grusht shtetit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe një shtetrrethim të imponuar.
Erdogan u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në rrugë për të rezistuar grusht shtetin. Madje Erdogan u ka bërë thirrje edhe imamëve lokalë që të ftojnë qytetarët të dalin në rrugë.
Trupat ushtarake kanë zënë pikat strategjike në Stamboll dhe Ankara, duke përfshirë Aeroportin Ataturk dhe ambientet e televizionit shtetëror TRT.
Në Ankara ka pasur padyshim një shpërthim të fortë. Aeroplanë luftarakë dhe helikopterët ushtarakë kanë fluturuar mbi qytet.