Nikolla Gruevski ka “detyruar” gjykatën që të paraqitet prapë në shtëpinë e tij.
Mediat maqedonase kanë raportuar se Shërbimet e Gjykatës janë paraqitut për herë të dytë pranë shtëpisë së Gruevskit por i njëjti nuk është gjetut në shtëpi.
Shërbimet e gjykatës nuk do të ndalojnë së kërkuari për Nikolla Gruevskin.
Por nëse Gruevski nuk gjendet në shtëpi deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit atëherë do të presin seancën gjyqësore të ditës së hënë ku Nikolla Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin.
Nëse dështon edhe seanca e së hënës dështon procesi i dhënies së vendimit, ndërsa policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.