Një grua britanike thotë se asnjëherë nuk ndien dhembje dhe se e kupton që lëkura e saj po digjet, vetëm kur ndjen erën e keqe.
Jo Cameron ka një mutacion mjaft të rrallë gjenetik që e ndalon atë që të ndjejë dhembje.
Ajo është vetëm një ndër dy njerëzit e vetëm në botë me një çrregullim të tillë. 71-vjeçarja nga Inverness ishte 65-vjeçare kur e kuptoi për herë të parë se ishte ndryshe nga të tjerët.
Asokohe, mjekët u çuditën pasi ajo nuk kishte nevojë për qetësues pas një ndërhyrje kirurgjikale serioze, transmeton ‘Scan’.
Pas një operacioni serioz në dorë, ajo nuk ndiente asgjë. Anestezisti e referoi këtë te gjenetistët e dhembjeve në universitetin e Oxfordit dhe pas testeve të ndryshme u arrit në përfundimin shkencor, përcjell albinfo.ch.
Përfundimi i testeve është i qartë dhe tregon se, ndryshe nga ne të tjerët, britanikja nuk ndien asnjë lloj dhembje.
Shkencëtarët shpresojnë se ky çrregullim i Cameron të shërbejë për kërkime të mëtejshme të cilët mund të çojnë në trajtimet e sëmundjeve që kanë dhembje kronike.