Flora Bujupi është një grua që u del në ndihmë qenve endacakë,raporton rtk, përcjell albinfo.ch.
Ajo në një prononcim për media në Kosovë ka thënë se mundohet dhe qëllim i punës së saj është strehimi dhe shërimi i qenve endacakë.
“Zakonisht dal vetë, i gjej në rrugë, i marr, i ushqej, i shëroj dhe i strehoj deri të vijë dikush që dëshiron t`i adoptojë”, është shprehur ajo.
Ajo gjithashtu ka thënë se është për të ardhur keq se në çfarë gjendje të mjerueshme i gjen këto kafshë.