Gruaja e futbollistit Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani ka tërhequr vëmendjen ku ka shkuar për shkak të bukurisë së saj, shkruan albinfo.ch.
Ajo kishte tërhequr vëmendjen e italianëve, por edhe të zviceranëve, derisa ishte zgjedhur edhe tifozja më e bukur në Kampionatin Evropian.
Erjona do të sfidojë edhe në Prishtinë. ‘Prishtina Fashion Nights 2017’, organizuar nga B Models dhe IB Events, do të sjellë në Shtëpinë e Modës disa dizajnerë, të cilët do të prezantojnë kreacionet e tyre me modele që vijnë nga vende të ndryshme.
Në mesin e tyre do të jetë edhe një modele dhe blogere e famshme në Itali, e cilësuar si femra më e bukur e një futbollisti të kampionatit italian të futbollit. Bëhet fjalë për modelen Erjona Sulejmani, bashkëshortja e futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili, raporton “Koha.net”.
“Prishtina Fashion Nights 2017” do të mbahet me datë 27 dhe 28 tetor.

