Erjona Sylejmani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe, gruaja e futbollistit Blerim Xhemaili, përcolli nga afër takimin Zvicër-Poloni, ku nuk mungoi veshja e saj shumë e bukur, por edhe paksa provokative, duke bërë që të gjithë ta shikojnë atë, shkruan albinfo.ch.
Ajo, me vete kishte marrë edhe djalin, Luanin, për të përcjell ndeshjen e Zvicrës, ku Blerim Xhemaili u eliminua nga penalltia. Erjona edhe më parë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të bukurisë së saj, madje edhe kur kishte shkruar të përcjell stërvitjet e Zvicrës.
Pas eliminimit të Zvicrës, sigurisht se çifti i njohur do të shkojnë në pushime, derisa Xhemaili pritet të rikthehet te Genoa, ku luajti nga muaji janar.

