Një grua nga Belgjika është infektuar me mutacionin britanik të koronës derisa ishte me pushime të skive në Zvicër, shkruan srf.ch.
Meqenëse ajo nuk i kishte marrë parasysh rregullat e karantinës, dy shkolla në zonën e Antwerpenit u desh të mbylleshin dhe të kryheshin testime masive, transmeton albinfo.ch.
Për pasojë, 5000 belgë janë aktualisht në karantinë. Disa gazeta belge kanë raportuar këtë rast në faqet e tyre të para sot. Nuk dihet saktësisht se ku është infektuar gruaja në fjalë gjatë pushimeve të saj të skijimit në Zvicër.