Çështja e azilkërkuesve vazhdon të jetë e ‘nxehtë’ në shumë vende të Evropës. Duket se kësaj nuk ka mundur t’i ikë as Suedia.
Bibikhal Uzbek është 106-vjeçarja, dhe besohet se është gruaja më e vjetër azilkërkuese, por pritet të dëbohet. Ajo kishte ikur nga Afganistani, kurse tani autoritetet suedeze priten ta kthejnë në vendlindjen e saj, raporton “Klan Kosova”.
Por, gruaja 106-vjeçare, thotë se nuk mund të kthehet në vendlindjen e saj. Ajo pësoi sulm në kokë, pasi që i ishte refuzuar kërkesa për azil në qershor, përcjell albinfo.ch.
Autoritet suedeze kanë kërkuar që ajo të dëbohet në Kunduz, sepse qyteti i saj llogaritet i sigurt, familjarët kanë kërkuar që ajo ditët e fundit t’i jetojë në Suedi. Familja ka të drejt të ankohet në vendimin e fundit.