Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, i bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë në datën 6 shtator 2019 nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një grevë që pritet të jetë 24-orëshe, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.
Vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali, transmeton ATSH.
“Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për t’u njohur nëse afektohet fluturimi juaj”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, përcjell albinfo.ch.