Në këtë fjalim ajo ka vazhduar me kritika ndaj liderëve të botës, duke u thënë se me fjalë boshe i kanë vjedhur të ardhmen, pasi ata shqetësohen vetëm për rritje ekonomike dhe për para.
“Ju më keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Njerëzit po vuajnë, njerëzit po vdesin. I gjithë ekosistemi po shkatërrohet në mënyrë masive”, ka vazhduar fjalimin e emocionuar Thunberg, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Në këtë Samit të Ndryshimeve Klimatike që po mbahet në Kombet e Bashkuara, është duke marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/cnn/videos/671352026704020/?t=52