Sipas informacioneve të fundit nga autoritetet greke, Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga sot, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se plazhet e organizuara do të funksionojnë nën këto kushte:
-Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje,
-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metra katrorë,
-Distanca minimale midis akseve të cadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave,
-Në çadra do të jenë dy shezllone, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur,
-Do të shiten vetëm produkte të paketuara, ndalohet shitja e pijeve alkoolike,
-Nuk do të ketë tryeza në lokale, punonjësit do të mbajnë maska,
-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient,
Gjithashtu duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.
-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.
/Albinfo.ch