Parlamenti i Greqisë ka miratuar mbrëmë me 153 vota pro dhe 140 kundër protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, transmeton albinfo.ch.
Pas miratimit në Parlament, Greqia do të duhet të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë se ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë hyn në fuqi edhe Marrëveshja e Prespës.
Pas ratifikimit të Protokollit nga Parlamenti grek, fillon edhe përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.
Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duhet ta miratojnë edhe 28 vendet e tjera anëtarë të NATO-s.