Shefja e Zyrës së Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, ka thënë se vendi të cilin ajo e përfaqëson ka qenë vazhdimisht mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka njoftuar Zyra e Greqisë në Kosovë në llogarinë që ka në Facebook.
“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”, ka shkruar ajo.