Greqia vendosi heqjen e të gjitha dokumenteve që lidhen me COVID-19 për qytetarët shqiptarë, si kusht për të hyrë në vendin fqinj.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur që për udhëtimet drejt këtij vendi nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e COVID-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.