Para pak çastesh Kosova dhe Izraeli kanë lidhur marrëdhënie diplomatike mes vete përmes një ceremonie zyrtare të organizuar në formë online, përcjell albinfo.ch.
Nga kjo njohje ka reaguar edhe ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe dikur i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Grenell përmes një postimi në Twitter tha se kjo është një ditë e mrekullueshme, gjersa falënderoi ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.
