Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka njoftuar sot se ka biseduar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në telefon.
“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell, transmeton Albinfo.ch.