Përmes një njoftimi në rrjetin social në Twitter, ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell,e ka konfirmuar se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani.
Ai ka thënë:
“E vërtetë”, duke e shpërndarë shkrimin e gazetës “Politico”.
Grenell mbante pozitën e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane.
Ai u zëvendësua para tre ditëve nga John Ratcliffe, në Senatin amerikan duke marrë 49 vota pro dhe 44 kundër.
Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump, në shtator të vitit 2017, përcjell Albinfo.ch
