Një ditë pasi vizitoi Kosovën, nga ku u takua me liderët e vendit, i dërguar special i presidentit të SHBA-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell, sapo ka arritur në Beograd.
I njëjti ka pasur një mesazh të Presidentit Trump, për atë se çka duan qytetarët e dy vendeve.
“Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës dëshirojnë paqe, zhvillim ekonomik, punë dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre”, tha ai.
Kjo porosi e tij që dërgoi në Beograd është postuar nga Ambasada e SHBA-së në llogarinë e saj në Twitter, me një foto të një ambasadori amerikan në aeroportin e Beogradit.
Emisari amerikan të mërkurën vizitoi Kosovën, ku u takua me zyrtarë të lartë të këtij vendi, me të cilët bisedoi për dialogun.