Pas marrëvshjes tatimore me Gjermaninë, Zvicra tani është duke negociuar edhe me Greqinë.
Por, grekët e pasur tashmë janë përgatitur të tërheqin paratë e tyre nga bankat zvicerane për t’i transferuar në vende më të sigurta.
Sipas ministrit grek të Financave, Greqia në vitin 2010 kishte fituar rreth 6 milionë euro prej tatimeve mbi të ardhurat e interesit të parave të deponuar në bankat në Zvicër.
Një vit më parë Greqia kishte fituar dy herë më shumë sesa në vitin 2010. Marrëveshja tatimore me Athinën duhet të jetë e njëjtë si me Gjermaninë dhe Britaninë.
Ministri grek i Financave, Philippos Sachinidis, kohët e fundit ka rikonfirmuar synimin për të vazhduar përpjekjet e paraardhësit të tij, që parat e grekëve të investuara në Zvicër të tatohen mirë. Në shkurt, paraardhësi i Sachinidis, kishte deklaruar se Greqia që nga 2009 ka investuar 16 miliardë euro jashtë vendit, dhjetë për qind prej tyre në Zvicër.