Familja e Nexhmi Bytyqit nga fshati Akllap i Lipjanit, ka hyrë në shtëpi të re.
Kjo shtëpi është ndërtuar falë organizimit dhe punës së Shoqatës “Humanizmi i femrave shqiptare kudo që janë” në bashkëpunim edhe me Komunën e Lipjanit, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka falënderuar përfaqësueset e kësaj shoqate për shtëpinë e ndërtuar dhe në shenjë falënderimi u ka ndarë atyre mirënjohje.
Ai shpreson që shtëpi të tilla të ndërtohen edhe në të ardhmen në këtë komunë.
Ndërsa përfaqësueset e kësaj shoqate kanë falënderuar Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar për ndërtimin e kësaj shtëpie, si dhe falënderuan çdo femër shqiptare kudo është që ka kontribuar në grupin e tyre për ndërtimin e shtëpisë së familjes Bytyqi.
Kryefamiljari Nexhmi Bytyqi ka falënderuar Komunën e Lipjanit dhe përfaqësueset e shoqatës për ndërtimin e shtëpisë.
