Sipas raportit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, gratë dhe burrat nuk do të kenë paga të barabarta dhe mundësi punësimi edhe 200 vjet.
Raporti vëren se hendeku në mundësitë ekonomike – pagat, pjesëmarrja dhe avancimi i vendeve të punës – është zvogëluar pas një hulumtimi të kryer në vitin 2017, shkruan albinfo.ch.
Gratë ende fitojnë 20 për qind më pak se burrat, si rezultat i perspektivave të pamjaftueshme për progres, tha raporti.
Vendet me barazinë më të lartë ekonomike midis burrave dhe grave janë Laosi dhe Barbados, Shtetet e Bashkuara janë renditur në vendin e 19-të.
Raporti gjithashtu mat dallimet gjinore në fusha të tjera, të tilla si shëndetësia, arsimi dhe politika. Islanda erdhi në vendin e parë për të dhjetin vit radhazi dhe Jemeni, i shkatërruar nga lufta, ishte i fundit.
Edhe në politikë është vërejtur hendek mes burrave dhe grave, shton raporti.