Gratë në Zvicër kanë filluar ditën me protesta kundër asaj që ato thonë se vendi po ecë me ritëm të ngadaltë ndaj barazisë
Protesta e së premtes vjen 28 vjet pasi një protest e ngjashme mblodhi plotë hjysmë milioni gra në 1991.
Gratë zvicerane kanë bërë fushatë të gjatë për të përshpejtuar ritmin e barazisë gjinore.
Në kohën e grevës së vitit 1991 nuk kishte gra në qeverinë zvicerane, dhe nuk kishte pushim të lehonisë.
Ata u bashkuan me miliona gra të tjera në Evropë pas Luftës së Parë Botërore që përfundoi në vitin 1918 duke kërkuar të drejtën për të votuar por nuk e morën atë deri në vitin 1971, përcjell albinfo.ch.
Appenzelli, kantoni i fundit zviceran që refuzoi të drejtën e votës për gratë, sapo ishte urdhëruar të ndryshonte politikën e saj nga Gjykata e Lartë e Zvicrës.
Disa gjëra kanë ndryshuar: që prej asaj kohe kanë qenë tetë ministre femra qeveritare dhe e drejta për pushimin e lehonisë tani është e sanksionuar në ligj.
Mijëra gra kanë njoftuar tashmë shefin e tyre se nuk do të jenë në punë.
Të tjerët do të largohen në 15:30, duke zvogëluar ditën e tyre të punës me 20% për të simbolizuar hendekun e pagave prej 20%.
https://twitter.com/JoelleFabre1/status/1139444587653750784