Gratë e futbollistëve kanë mjaft ndikim në rrjetet sociale, dhe shpesh herë janë në qendër të vëmendjes.
Duket se këtu nuk ka konkurrencë, gruaja e Granit Xhakës, Leonita, që ka më së shumti ndjekës në ‘Instagram’, 156 mijë persona, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Kur Zvicra u kualifikua në Botëror, e gjithë vëmendja shkoi te gruaja e Haris Seferoviqit, Amina, që mbrojti burrin e saj, pasi ishte vërshëllyer. “Zemra ime e meriton të kualifikohet”, teksa i kritikonte ashpër tifozët që e kishin fishkëllyer, transmeton albinfo.ch.
Deklarata e saj u bë rivale në rrjetet sociale, duke dëshmuar se sa ndikim kanë gratë e lojtarëve në rrjetet sociale.
Në Gjermani, gruaja e Franck Ribery, mori vëmendjen, teksa i kritikoi ashpër gjyqtarët e ndeshjes, pas humbjes nga Dortmundi.
Më herët, gruaja e Thomas Muller, kritikoi trajnerin e Bayernit, Niko Kovac. “Është dashur 70 minuta të kuptonte se ishte gabim”, shkroi Lisa Muller, pasi Thomas hyri në lojë vetëm në minutën e 70-të.
Ajo ka 148 mijë ndjekës në ‘Instagram’, më pas se gruaja e Granitit, Leonita që ka 156 mijë ndjekës. Leonita ka më së shumti ndjekës nga gratë e lojtarëve në Zvicër.
Madje, në vendin e dytë, ndodhet Arbnora Nuredini, gruaja e Taulant Xhakës. Pra, kunatat kanë më së shumti ndjekës në ‘Instagram’.
Në vendin e tretë është Mirjana, gruaja e Steven Zuber, e kështu me radhë.