Shifrat e fundit nga Zyra Kantonale e Statistikave tregojnë se gratë në Gjenevë fitojnë rreth 8% më pak se meshkujt e kualifikuar.
Por kjo është për ata që punojnë me kohë të plotë, transmeton albinfo.ch.
Në Gjenevë 51% e femrave punojnë me kohë të pjesshme, krahasuar me 21% të meshkujve.
Zyra Kantonale për Barazi u bën thirrje punëdhënësve që ta adresojnë këtë çështje dhe ka publikuar udhëzime se si mund të ndërmarrin veprime.