Klubi anglez, Arsenal ka festuar së bashku me futbollistët dhe stafin mbrëmjen e Krishtlindjes. Në këtë natë, nuk ka munguar as mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka. Ai ka shkëlqyer me të fejuarën e tij Leonitën, në mbrëmjen e organizuar nga skuadra për Krishtlindje.
Çifti është dukur mjaft me stil dhe të lumtur teksa ecnin dorë për dore.
“Mbrëmja e Krishtlindjes” , ka shkruar Xhaka në “Instagram”, përcjell “albinfo.ch”.
Ylli shqiptar i përfaqësues zvicerane po e shijon jetën e tij me të fejuarën, Leonitën. Ai është titullar për ekipin e tij anglez si dhe për përfaqësuesen zvicerane.