Bëhet e ditur se presidentja Vjosa Osmani, në një ceremoni të veçantë gradoi kreun e FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, në gradën gjenerallejtënant, përcjell albinfo.ch.
Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjeneralejtënanti është graduar në gradën më të lartë.
“Sot është graduar në gradën më të lartë dhe jam e bindur si presidente, por edhe qeveria, që do ta udhëhiqni me profesionalizëm dhe nder. Nami i familjes suaj që ranë për lirinë e vendit tonë, besimi juaj në Presidencë dhe qeveri, bëjnë që të keni një detyrë të madhe“, shtoi Osmani-Sadriu.
Ndërkaq, Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.