Një çift austriak ka njoftuar policinë shqiptare se është grabitur dhe i janë marrë me dhunë 700 euro, si dhe një telefon celular.
Sipas mediave shqiptare, E. T. 54-vjeçare dhe bashkëshorti K. T. 61-vjeçar, nga Vjena ishin grabitur në Fushë-Arrëz, përcjell albinfo.ch.
Policia e Tropojës dhe një grup hetimor janë duke u marrë me këtë rast dhe kapjen e autorëve.
Sipas policisë shqiptare po punohet intensivisht për zbardhjen e kësaj ngjarje.