Gorillat në kopshtin zoologjik në San Diego provojnë pozitivisht për Covid së pari
Disa gorilla në parkun Safari të kopshtit zoologjik në San Diego kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Dyshimet e para thonë se ato janë infektuar nga një punëtor i kopshtit që kishte rezultuar pozitiv, duke qenë asimptomatik.
Parku Safari i konfirmoi rastet pozitive përmes mostrave fekale nga gorillat dhe rezultatet “nuk përjashtojnë përfundimisht praninë e virusit në anëtarët e tjerë të trupës”.
Drejtoresha ekzekutive e parkut, Lisa Peterson, ka deklaruar për AP se tetë gorilla besohet se janë infektuar duke shfaqur simptoma virusale.
Veterinerët janë duke monitoruar nga afër gjendjen e gorillave që po qëndrojnë në habitatin e tyre.
“Përveç disa simptomave, gorillat janë në gjendje të mirë. Trupat do mbesin në karantinë së bashku duke ngrënë dhe pirë. Ne shpresojmë për një rimëkëmbje të plotë”, ka deklaruar Peterson.